Seria e dokumentarëve ‘Fly on the-Wall’ me Dukën dhe Dukeshën e Sussex për Netflix është shtyrë për vitin e ardhshëm, pas reagimit të gjerë mbi “The Crown”.
Harry dhe Meghan kishin punuar për të, si pjesë e marrëveshjes së tyre 100 milionë dollarëshe me gjigantin e transmetimit.
Por me gjithë akuzat mbi “The Crown” për trillime e shpifje kundër mbretit Charles, Netflix tani e ka shtyrë atë për më vonë.
Dokumentari pritej të shfaqej në dhjetor, pas sezonit të pestë të “The Crown”.
Vendimi për të ndërprerë serinë e dokumentarëve vjen vetëm disa javë pasi Sussex-ët thuhet se ishin ‘në kundërshtim’ me stafin e prodhimit për të bërë ‘redaktime të gjera’.
Seriali është një bashkëprodhim midis Netflix dhe Archewell Productions.
Netflix shpenzon 11.5 milionë funte për një episod në “The Crown”.
Po pavarësisht kësaj ka ngjallur pakënaqësi sidomos për faktin se në qendër është Mbreti Charles. Në seritë e reja përfshihet kriza e tij martesore me Dianën dhe lidhja jashtëmartesore me Camilla-n.
Netlfix do t`i lërë gjërat të qetësohen disi, derisa të publikojë dokumentarin e Harryt dhe Meghan.