MENU
klinika

Reagon Policia e Shtetit: Ja si qëndron e vërteta

Niko Peleshi, Elisa Spiropali, Mimi Kodheli në listën e ‘Memex’

03.10.2022 - 20:53

Në listën e publikuar nga hakerat iranianë, të nxjerrë nga sistemi i Policisë së Shtetit bashkë me email-et e ish-kryepolicit Gledis Nano, ndodhen edhe emrat e 2 ministrave, Elisa Spiropali, Niko Peleshi, përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Por në një reagim, Policia e Shtetit tha se asnjëri prej 2 ministrave dhe ish-ministres nuk janë të dyshuar.

“Kategorikisht nuk janë të përfshirë në veprimtari kriminale apo në hetime për ngjarje kriminale, as dy ministrat dhe as ish-ministrja, po ashtu edhe shumë emra të tjerë të publikuar nga hakerat, në këto lista.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave”, u tha në reagimin për Report Tv.

Burimet zyrtare policore instistojnë që lista MEMEX që hakerat pretendojnë të kenë publikuar dhe zyrtarisht duhet të ketë emrat e të dyshuarve, nuk është origjinale, duke saktësuar se të dhënat e nxjerra nuk kanë lidhje me databazën e sistemit policor MEMEX.

Në fakt, në listën e publikuar nga hakerët iranianë, nuk kuptohet se ku e ka origjinën kjo database.

Ka dhe një element të dukshëm në krye të çdo faqeje me fotot e të pretenduarve qytetarë të dyshuar, ku shkruohet në anglisht: Albanian suspects (Shqiptarët e dyshuar).

Nëse database do të ishte e Policisë shqiptare dhe në të janë emra të shqiptarëve të dyshuar, përse dokumenti duhej të ishte në gjuhën angleze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ajo që ka dalë nga MEMEX është fotomontazh”

Rama: Hakerat s’kanë asnjë të dhënë sensitive