MENU
klinika

“Aplikimet fillojnë më 1 nëntor”

Njoftimi i rëndësishëm për ndarjen e stacioneve të plazhit

10.10.2022 - 14:27

Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, bëri me dije këtë të hënë se aplikimi për stacionet e plazhit për sezonin e ardhshëm veror, do të nisë më datë 1 nëntor dhe do të përmbyllet përpara vjeshtës së vitit 2022.

Gjatë prezantimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave,Kumbaro theksoi se minimumi ligjor i parcelave ligjore do të rritet nga 20% në 30%.

Ajo shtoi se kontratat aktuale do të jenë të vlefshme gjatë vitit të ardhshëm apo gjithë kohëzgjatjes për të cilën janë lidhur.

“Jemi në vjeshtë po përgatitemi për dimër, por qeveria po përgatitet dhe për sezonin veror në një kohë rekord si asnjëherë më përpara.

Kaluam vendimin e Këshillit të Ministrave me disa ndryshime në menaxhimin e stacioneve të plazhit. Pasi nuk duhet të mendojmë për plazhin kur pushuesit mendojnë për plazhin, por duhet të mendojmë më herët, në mënyrë që sezoni i ardhshëm të jetë dhe më i mirë se ai që lamë pas.

Një ndryshim që vlen të përmendet është një ndryshim i kufirit minimal të stacioneve të plazhit publike që do të menaxhohen nga bashkitë. Këtë vit në total 50% e parcelave të plazhit ishin publike, minimumi ligjor ishte 20% e ngritëm me 30%.

Do të vazhdojnë kontrata e lidhura të jenë të vlefshme dhe për vitin tjetër dhe për kohëzgjatjen e lidhur.

Dy masa shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me turizmin detar, siç janë stacionet e ankorimit të mjeteve lundruese.

Për vitin që vjen aplikimet për stacionit e plazhit fillojnë më datën 1 nëntor. Pra gjithë përgatitjet për sezonin e ardhshëm do të kryhen brenda vjeshtës së vitit 2022”, tha Kumbaro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kumbaro: S’ngrihet flamuri i kombit, pa atë të pastërtisë

Nis nga Vlora aksioni i pastrimit