MENU
klinika

Letërsia Shqipe Universale

Nobeli shkoi në Francë… Pse duhej Kadareja, fituesi?!

06.10.2022 - 16:14

          ANALIZA/ Alda Bardhyli: Pse, Kadare, duhet ta marrë çmimin “Nobel”?

Kanë mbetur vetëm dy orë, nga koha kur Akademia Suedeze do të shpallë nobelin për letërsi, për vitin 2022. Kureshtja e gjithë atyre që janë të lidhur fort me botën e letrave, do të marrë fund me emrin e fituesit të ri të këtij çmimi, i cili prej më shumë se një shekulli, shihet si autoriteti më i madh letrar në botë.

Në një botë mes tensioneve të reja të kohës, a do të jetë vepra fituese e Nobelit, një vepër që është thelb i këtyre ndryshimeve?

Nëse mund të lexojmë mes shenjave që autoritetet suedeze japin në faqet e tyre zyrtare, shohim se sot ata kanë shpërndarë thëniet e dy nobelistëve amerikan, Ernest Hemingway dhe Toni Morrison. Të dyja shprehjet lidhen me vlerën e librit të vërtetë dhe shkrimtarit, dy kritika që kjo Akademi i ka pasur këto vite për Nobelistët e zgjedhur vitet e fundit.

A do të jetë Nobelisti i sotëm, një shkrimtar i zejës së vërtetë?

Mes emrave favoritë të basteve, por dhe kritikës, nuk ka munguar dhe emri i shkrimtarit tonë, Ismail Kadare. Më poshtë, po rendis disa shënime të shpejta, se pse Kadare dhe letërsia shqipe, duhet ta presë sot, çmimin “Nobel”?

Shqipëria hyn në vendet e Ballkanit që ka një letërsi me rrënjë të thella, mjafton të kujtojmë faktin që Kadare e sjell shpesh në shkrimet e tij se romanet e letërsisë shqipe janë botuar në latinisht që në shekullin e 15-të, ndaj ky vlerësim për letërsinë shqipe në korpusin e madh të letërsisë botërore është i vonuar. Dokumenti më i vjetër i gjuhës shqipe daton në vitin 1462, Formula e Pagëzimit, shkruar në dialektin e veriut me alfabetin latin. Guljem Adami, Arqipeshkvi i Tivarit në një raport të vitit 1332 dëshmon shkrimin e gjuhës shqipe me alfabetin latin. Letërsia artistike në ato kohë ekzistonte në dy gjuhë, latinisht dhe shqip. Ky fakt do të mjaftonte që shkrimtari më i madh i kësaj gjuhe të renditej bri nobelistëve të cmimit më të madh botëror në fushën e letrave prej 121 vitesh.

Në listën e autorëve të rëndësishëm të këtij shekulli, Ismail Kadare është ndër autorët më të përkthyer në gjuhë të tjera. Harta e botimeve të librave të tij i kalon 45 gjuhë, një tjetër vlerësim i cili gjendet në profilet e nobelistëve ndër vite. Vepra e Kadaresë shpërndarja e tyre nëpër botë, rikonfirmon karakterin universal të saj. Mund të themi që letërsia shqipe është ndër më të njohurat e kohës me dy vepra “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Pallati i ëndrrave”, dy nga veprat më të komentuara nga autoritetet e larta të kritikës botërore ndër vite.

Nuk duhet harruar se kjo vepër u krijua nën diktaturën më shtypëse në botë, një kohë e cila orientonte dhe frymarrjen e letërsisë, dhe Kadare arriti të krijonte një tjetër univers paralel me veprat e tij. Letërsia e madhe arrin të jap në ccdo kohë ndjesitë e kohës kur e lexon, ndaj është e vlefshme në cdo kohë. Në të gjithë trupin e saj, letërsia e madhe, e vërtetë është një letërsi botërore se është vetë historia e njeriut.

Në kohë kur bota është futur në një tjetër qasje, pas luftës në Ukrainë, veprat e Kadaresë na tregojnë përmes forcës së tyre nevojën për tu mbështetur tek letërsia si një akt kundër luftës. Trazimi botëror ka qënë gjithnjë trazimi i letërsisë së madhe, dhe kjo ndjehet në veprat e tij.

Modelet janë një tjetër ndjesi që letërsia e këtij shkrimtari të madh afron, aftësi e letërsisë së vërtetë. Letërsia e tij bën pjesë në traditën e letërsisë së madhe botërore, duke pasur një unitet të brendshëm , të habitshëm. Prova e një letërsie është qëndrueshmëria në kohë dhe shumica e fabulave në veprën e Kadaresë i qëndrojnë kohës.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore