MENU
klinika

Formula 1

Nuk shkëlqen, por Alonso vendos rekord

05.10.2022 - 16:45

Pavarësisht se gara e fundit e zhvilluar në Singapor nuk përfundoi ashtu si duhej, duke u tërhequr, piloti spanjoll i Alpine, Fernando Alonso, ka me se të krenohet.

Për dy herë kampionin e botës në Formnula 1 kjo ishte gara e 350-të në karrierën e tij. Një rekord absolut në këtë sport, duke kaluar një tjetër legjendë si finlandezi Kimi Raikkonen, i dyti me 349 gara. Podiumi kompletohet me brazilianin Rubens Barrichello, që numëron 322 gara të zhvilluara në Formula 1.

Pilotët me më shumë gara në F1

1-Fernando Alonso, 350 gara

2-Kimi Raikkonen, 349 gara

3-Rubens Barrichello, 322 gara

4-Michael Schumacher, 306 gara

5-Jenson Button, 306 gara

6-Leëis Hamilton, 305 gara

7-Sebastian Vettel, 294 gara

8-Felipe Massa, 269 gara

9-Riccardo Patrese, 256 gara

10-Jarno Trulli, 252 gara

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN