MENU
klinika

Si ra policia në gjurmët e tyre

Operacion kundër lojërave të fatit në Vlorë

16.10.2022 - 10:17

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim gjatë një operacioni për goditjen e lojërave të fatit.

Në pranga janë vënë O. Ll., 18 vjeç, N. Ll., 38 vjeç dhe E. V., 51 vjeç ndërkohë që është shpallur në kërkim pronari i lokalit ku ata vendosnin baste online përmes celularëve.

Gjatë kontrollit në lokal u gjetën dhe u sekuestruan 4 kompjuterë që përdoreshin për lojëra fati dhe që mbikëqyreshin nga 18-vjeçari i vënë në pranga.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Jackpot”, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

U kapën në flagrancë duke vënë baste sportive nëpërmjet aparateve celulare, vihen në pranga 2 shtetas. Në pranga edhe mbikëqyrësi i kompjuterave që shërbenin për lojëra fati.

Shpallet në kërkim pronari i lokalit të vendosur në dispozicion për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Sekuestrohen 4 kompjutera dhe 2 aparate celulare që shërbenin për lojëra fati.

Shërbimet e Policisë, mbështetur me inteligjencë informative se në një lokal në lagjen “Osman Haxhiu”, organizoheshin lojëra të fatit, finalizuan operacionin policor të koduar “Jackpot”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– O. Ll., 18 vjeç, N. Ll., 38 vjeç dhe E. V., 51 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

– Xh. Ll., 39 vjeç, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Vijon puna për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Xh. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan 4 kompjutera që përdoreshin për lojëra fati dhe që mbikëqyreshin nga shtetasi i arrestuar O. Ll.

Gjithashtu po në ambientet e këtij lokali, shtetasit N. Ll., dhe E. V. u konstatuan duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparateve të tyre celulare, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë