MENU
klinika

Raporti i mediave greke

Panik në Selanik, grabitësit marrin peng punonjësit e dyqanit

05.10.2022 - 11:06

Një tentativë grabitjeje dhe pengmarrje e punonjësve në një dyqan celularësh ka ndodhur sot në qendër të Selanikut.

Megjithatë grabitësit nuk ia dolën të realizonin planin e tyre, pasi policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të paktën dy arrestime.

Sipas mediave greke, grabitësit kanë hyrë në dyqan dhe kanë rrëzuar blindat, duke mbajtur peng punonjësit. Pas një negocimi të shkurtër, policia arriti t’i bindë ata të ngrinin qepenat e dyqanit, duke i arrestuar më pas.