MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 7

Partizani përmbys Vllazninë dhe mban kreun

07.10.2022 - 19:44

Partizani reagon menjëherë pas humbjes në derbi, duke mposhtur 2-1 me përmbysje Vllazninë brenda në Shkodër. Një reagim shumë i mirë i të kuqve, të cilët arrijnë të mbajnë vendin e parë në renditje.

Miqtë e nisën më mirë takimin dhe krijuan disa raste, por Skuka me shumë shokë nuk arritën të finalizonin. Më pas do të kundërpërgjigjeshin vendasit, të cilët arrijnë të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 38-të.

Pas një goditje nga këndi, Hoxhaj me kokë gjuan dhe mposht Rexhepin i cili vetëm devijon pak sferën e cila përfundon në rrjetë. Kaq mjaftoi për pjesën e parë. E dyta nis më ndryshe për të kuqtë, dhe pas disa rasteve, shpërblehen në minutën e 66-të.

Hadroj ul topin për Da Silvën i cili gjuan dhe gjen golin. Braziliani nuk feston përballë ish-skuadrës së tij. Për të ardhur në minutën e 86-të. Skuka merr topin në të djathtën dhe lëshon një predhë të pakapshme për Zogoviç.

Partizani përmbys rezultatin në 1-2. Miqtë arrijnë të mbrojnë avantazhin në minutat e mbetura dhe të marrin tri pikë me shumë vlerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN