MENU
klinika

Reagon ambasadorja e delegacionit të BE: Rrezikon sigurinë

“Pasaportat e Arta” mund të rikthejnë regjimin e vizave në Shqipëri?

13.10.2022 - 11:33

Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann, është shprehur se nisma e “Pasaportave të Arta” nuk eshte mënyra e duhur për dhënien e nënshtetësisë për shtetasit e huaj dhe sipas saj rrezikohet siguria kombetare, duke patur parasysh situaten e luftes ne Ukrainë.

Sipas saj, dhënia e “Pasaportave të Arta”, është në kundërshim me normat e Komisionit Europian, pasi sipas saj, në këtë situatë konflikti me Rusinë, kjo do të çonte në cënimin e sigurisë kombëtare.

Ajo shtoi gjithashtu se çdo vend ka të drejtën e tij sovrane për mënyrën e dhënies së nënshtetësisë, por sipas saj, KE i ka vendosur standartet e vetë.

Komentet ambasadorja i ka bërë gjatë një konference për mediat.

“Nëse Qeveria shqiptare është e angazhuar të miratojë këto dy nisma pa miratimin e BE, a rrezikohet liberalizimi i vizave?”, ishte pyetja e gazetares.

“Në lidhje me Pasaportat Gold mendoj, se raporti është mjaft i qartë. BE respekton sovranitetin e secilit shtet për të vendosur se si do të japë nënshtetësinë. Por në kushtet ku jemi të një lufte në Ukrainë, kjo gjë rrezikon sigurinë. Komisioni Europian ka qenë shumë i qartë që dhënia e nënshtetësive në këtë lloj forme nuk është e duhura, ndërkohë secili vend e ka vet në dorë”, u përgjigj ambasadorja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”