MENU
klinika

The Sun

“Përfshirja e shqiptarëve në trafik droge dhe emigracion, i ka kushtuar 1.2 mln paund qeverisë angleze”

16.10.2022 - 17:51

Emigrimi i pa ligjshëm drejt Britanisë por edhe përfshirja e shqiptarëve në trafikun e lëndëve narkotike i ka kushtuar 1.2 milion paund qeverisë angleze. Sipas gazetës The Sun kjo shumë është paguar vitin e shkuar vetëm për përkthyesit e shqiptarëve të arrestuar. Prezenca e tyre është e detyruar si gjatë hetimeve ashtu dhe në procesin gjyqësor.

Ndërsa çështjet më të shpeshta kanë pasur të bëjnë me punën e tyre por edhe në trafikimin e lëndëve narkotike apo të emigrimit të pa ligjshëm.

The Sun thotë së kjo është një faturë shumë më e lartë në krahasim me vitin 2017 ku u paguan vetëm 507 mijë paund.

Rritje të kostos është shënuar dhe për proceset e nisura për të gjithë emigrantët e kapur në Britani, pavarësisht kombësisë së tyre.

Kështu Ministria e Drejtësisë gjithsej shpenzoi 21.3 milion paund për përkthyes vitin e kaluar krahasuar me 16 milion paund të një viti më parë.

Por sipas raportit nuk janë shqiptarët që zënë vendin e parë, janë të ndaluarit me kombësi polake që kanë prekur një faturë prej 3.2 milion paundësh.

Tashmë kalimi i paligjshëm në territorin anglez është kthyer në një shqetësim për qeverinë dhe politikën.

Ish-diplomati britanik Alper Mehmet, tha për The Sun se nuk po arrijmë të identifikojmë kriminelët në kufi. Kjo e vë në rrezik serioz sigurinë e qytetarëve.

Numri i shqiptarëve që janë në burg aktualisht në Angli dhe Uells është 1500, nga 727 që ishte në vitin 2017.