MENU
klinika

Lame: Domosdoshmëri për qytetet mesjetare

Përfundon regjistrimi fillestar i pronave në Gjirokastër

09.10.2022 - 13:09

Gjirokastra ka qenë stacioni i radhës i Kadastrës Shqiptare në procesin e regjistrimit për herë të parë të pronave. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ishte në Gjirokastër për të lëshuar certifikatat e para të pronësisë për lagjet 18 shtatori, lagjet e reja të qytetit, zona e Gërhotit dhe përtej përfshirë edhe zonën e burimeve të Viroit.

Gjirokastra bën pjesë në ato qytete në të cilat nuk kishte përfunduar asnjëherë regjistrimi fillestar i pronave që prej viteve të Pavarësisë. Për më tepër, ky proces nuk ishte kryer fare as në lagjet e reja të qytetit të ndërtuara gjatë dhjetëvjeçarëve të periudhës socialiste.

Një projekt për këtë qëllim, i nisur me Bankën Botërore shumë vite më parë, ishte lënë në mes për t’u vijuar vetëm vitet e fundit.

Qytete si Gjirokastra, vështirësive të zakonshme të procesit të regjistrimit, i shtojnë edhe vështirësi të tjera që janë unike. Kjo ndodh sepse kemi të bëjmë me qytete mesjetare, ku ndërtimet janë të ngatërruara e të pleksura me njëri-tjetrin, si edhe faktin tjetër që në qytete të tilla çështjet e trashëgimisë e të ndarjes së pasurive, midis anëtarëve të së njëtës familje janë një problem më vete.