06.10.2022 - 12:06
Një tragjedi ka ndodhur në detin greke orët e para të mëngjesit të sotëm, ku kanë humbur jetën disa emigrantë.
Bëhet me dije se një anije me rreth 40 emigranatë të paligjshëm ështëë përmbytur në zonën detare Petalidi të Thermit në Lesbosin lindor.
Si pasojë kanë humbur jetën 16 gra, të gjitha me origjinë nga Afrika, janë shpëtuar 9 të tjera po nga Afrika, ndërsa vijon puna për të gjetur dhe 15 të zhdukurit.
Anija me emigrantët, siç raportohet, u nis vonë të mërkurën mbrëma nga zona e Ayasmat pranë Ayvali, në kushte veçanërisht të pafavorshme të motit pasi frynte një erë e fuqishme duke shkaktuar edhe dallgë.