MENU
klinika

Aksidenti në Fushë-Krujë me 2 të plagosur

Përplasi motorin, arrestohet shoferja

06.10.2022 - 11:55

Dy persona të plagosur në Fushë-Krujë, pasi një automjet përplasi një motor.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasen E. V., 30 vjeçe, banuese në Bubq, Fushë Krujë, pasi ka përplasur me automjetin që drejtonte, motomjetin me drejtues shtetasin I. M., i cili bashkë me pasagjeren në motomjet, shtetasen M. M., ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.