MENU
klinika

Arsyeja

Përse Kylie Jenner vijon të fshehë fytyrën e djalit të saj?

07.10.2022 - 09:35

Kylie Jenner di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto mjaft të ëmbël me djalin e saj.

Mirëpo, ajo ende nuk e ka ekspozuar fytyrën e djalit të saj e as emrin e tij.

Më parë, Kylie dhe Travis e quajtën djalin e tyre Wolf, por ndryshuan mendje. Por përse Kylie vijon ta mbajë të fshehtë djalin e saj?

Kylie Jenner zgjodhi emrin Wolf (Ujk) për djalin e saj me Travis Scott sepse ndjeu “presion” në spital.

“Ne me të vërtetë nuk kishim një emër”, i tha ylli i “Kardashians” Kris Jenner.

“Menduam se do të na vinte kur e pamë dhe nuk ndodhi. Më pas … na u desh të nënshkruanim certifikatën e lindjes – ose përndryshe ata e regjistrojnë pa emër – kështu që ndjeva presionin për të zgjedhur një emër”– tha themeluesja e “Kylie Cosmetics.”

Kur “Khloé Kardashian sugjeroi Wolf”, Kylie tha menjëherë “po.”

“Më pëlqeu WW,” shpjegoi ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, duke iu referuar mbiemrit të Scott, Wesbter.

“Ne e vendosëm Wolf Webster-in në atë moment dhe menjëherë pasi firmosa certifikatën e lindjes u thashë: “Çfarë bëra kështu?”- shpjegoi Kylie.

Edhe pse Kylie i tha Kris, se ajo dhe Scott kanë zgjedhur një emër për fëmijën tashmë 7-muajsh, reperi 31-vjeçar “ende ndryshon” mendje ndonjëherë.

“Ai do të jetë si, ‘Më pëlqen shumë ky emër’. Dhe unë jam si, ‘Nuk mund ta bëjmë më këtë’”, zbuloi ylli i reality-showt.

Për shkak të pavendosmërisë së tyre, çifti nuk e kanë ndryshuar ende ligjërisht emrin e djalit të tyre. Kylie bëri shaka se ata “thjesht po presin që ai të emërojë veten”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kuptimi i tij duket kaq i veçantë!

Ky është emri i bebushit të Kylie-t