MENU
klinika

Në janar

Pesë destinacionet ku mund të shkojë Ronaldo

05.10.2022 - 12:30

Polemika pas përjashtimit të Cristiano Ronaldos nga formacioni i zgjedhur nga Erik Ten Hag, përfshirë zëvendësuesit, për derbin e mposhtur nga Manchester United ndaj Cityt, kanë rindezur zërat e tregut për lamtumirën e mundshme të portugezit me Djajtë e Kuq tashmë në merkaton e radhës në janar.

Pyetja që natyrshëm lind është se ku do të shkojë portugezi? Sipas Corriere dello Sport, 5 janë destiancionet. Opsioni i parë është sentimental dhe të çon në kthim në shtëpi te Sporting Lisbon, një amanet edhe i nënës së tij, pavarësisht se Ronaldo ka treguar se nuk lidhet shpirtërisht me klubet.

Së dyti, është Real Madrid. Edhe këtu do të ishte një rikthim, por së pari duhet të marrë dritën jeshile të presidentit Perez. Së treti dhe ndër më të mundshmit, është transferimi te Chelsea. Tuchel vuri veton në verë, por tashmë nuk është ai, me presidentin e bluve një tifoz personal i tij.

Opsioni i katërt është Arabia Saudite. Ronaldo refuzoi 242 milionë euro në verë për këtë destinacion, por në janar, nëse gjërat precipitojnë deri në atë pikë sa duhet të ikë dhe ska zgjedhje tjetër, nuk është çudi të pranojë. Dhe opsioni i fundit është Katari. Ronaldo do të njihet me këtë vend gjatë Kupës së Botës, me sheikët që do të përpiqen ta joshin atë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë po ndodh me portugezin?

Cristiano Ronaldo i drejtohet psikologut!