MENU
klinika

"Nuk ndihemi mirë pas fjalimit"

PPE anuloi darkën me Kryeministrin, reagon Edi Rama

13.10.2022 - 11:04

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të disa prej anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme ët Këshillit të Europës të cilët refuzuan të shkojnë në darkën e shtruar nga misioni shqiptar në Strasburg.

Rama thekson se ata kishin konfirmuar më parë pjesëmarrjen, por e anuluan atë me arsyetimin se “nuk ndiheshin mirë” pas fjalimit të kryeministrit shqiptar.

Edi Rama: Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg,megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit,ishte arsyeja.E mirëkuptueshme.S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kritikat e ashpra në fjalimin e Ramës në KiE

PPE merr vendimin, anulon darkën e planifikuar me kryeministrin