MENU
klinika

Detajet

Begaj në Shkodër, një orë takim me kreun e bashkisë

05.10.2022 - 10:18

Presidenti Bajram Begaj, ka nisur takime në qytetin e Shkodrës. Mësohet se fillimisht Begaj u prit nga kryetari i bashkisë Bardh Spahia. Takimi zgjati rreth një orë. Ndërkohë më pas Presidenti Begaj pritet të vijojë me dekorimin e shkollës ’28 Nëntori’ me titullin ‘Nderi i Kombit’. Sakaq pas këtij aktiviteti pritet që presidenti të takohet edhe me prefekten e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni dhe më pas me komunitetet fetare.

Begaj