MENU
klinika

"Nuk presim më për të drejtat tona"

Protesta e Shoqatës së Invalidëve të Punës i vendos afat ministrisë së Financave

14.10.2022 - 10:52

Shoqata e invalidëve të Punës e cila është ngritur në protestë të premten, i ka vendosur afat Ministrisë së Financave deri më 20 nëntor.

“Pastaj nuk presim më për të drejtat tona” thanë ata duke paralajmëruar se “do veprojmë dhe me më shumë forca”.

invailitet ne proteste“Sot është fillimi, e kemi parë të vështirë se kemi mendjen e logjikën. Ju lutem ne do presim Ministrinë e Financave për të diskutuar deri më 20 nëntor, më 20 nëntor nuk presim më për të drejtat tona. Kjo do jetë e paraparë në varësi të ngjarjeve që do ndodhin

Të gjithë jemi të barabartë para ligjit. Duhet të vlerësohemi e të kemi mbështetjen. Kam bindjen që km po ta shohë kët protestë do bëjë dicka të tjerët janë të gjithë burokratë që nuk pyesin asgjë.


Pas një muaji ne do jemi 10 fish më shumë se kaq, do shtohen karrocat, ne sot jemi me paterica kolegët tanë do vijnë me krevatë me karroca këtu. U bëj thirrje të shkunden nga vendi se nuk është e lehtë për të përfaqësuar problemet sociale duke shkelur ligjet e duke marrë vendime në absurditet.

Ku na pyetën ne si e keni hallin kanë siguruar xhepin e tyre. Ne do jemi gati të protestojmë cdo ditë në mënyrë paqësore. Nuk jemi për të ofenduar e sharë askënd.

Kolegu jonë në Maqedoni apo Mal të zi me 470 euro? Vetëm Kosova nisi që në shtator të ndihmojën shtresat në nevojë me 100 euro pse nuk e heqin nga 1 mijë lekë nga rroga e tyre? Pas afatit që lamë ne do veprojmë dhe me më shumë forca”, tha përfaqësuesi i shoqatës