MENU
klinika

Çfarë nuk i pëlqen rreth botës Perëndimore?

Pse Vladimir Putin i ka shpallur luftë të shenjtë Perëndimit?

02.10.2022 - 20:56

Lufta e Putin sapo i kaloi kufijtë e Ukrainës duke u kthyer në një luftë shumë më të madhe nga ç’ mund të ishte menduar.

Kjo, sipas asaj që ai deklaroi gjatë ceremonisë së zyrtarizmit të aneksimit të 4 territoreve ukrainase në Kremlin nuk është më një luftë e thjeshtë kundër Ukrainës, por një luftë e shenjtë kundër një bote të tërë perëndimore.

Gjatë fjalimit të tij ditën e premte, i shoqëruar nga Patriarku Kirill i Kishës Ortodokse, Putin e portretizoi aneksimin e fundit si një hap të rëndësishëm drejt një lufte të shenjtë kundër Perëndimit.

“Ata [Perëndimi] po shkojnë drejt satanizmit të hapur,” tha ai në një fjalim të transmetuar për miliona vetë në të gjithë botën.

Lufta e Putin sapo i kaloi kufijtë e Ukrainës duke u kthyer në një luftë shumë më të madhe nga ç’ mund të ishte menduar.

Kjo, sipas asaj që ai deklaroi gjatë ceremonisë së zyrtarizmit të aneksimit të 4 territoreve ukrainase në Kremlin nuk është më një luftë e thjeshtë kundër Ukrainës, por një luftë e shenjtë kundër një bote të tërë perëndimore.

Gjatë fjalimit të tij ditën e premte, i shoqëruar nga Patriarku Kirill i Kishës Ortodokse, Putin e portretizoi aneksimin e fundit si një hap të rëndësishëm drejt një lufte të shenjtë kundër Perëndimit.

“Ata [Perëndimi] po shkojnë drejt satanizmit të hapur,” tha ai në një fjalim të transmetuar për miliona vetë në të gjithë botën.

“Elitat perëndimore po u mësojnë fëmijëve tanë “devijimin seksual” duke i ftuar ata të ndryshojnë gjininë,” tha ai. “Ndërsa ne po luftojmë për Rusinë historike, për të mbrojtur fëmijët dhe nipërit tanë nga ky eksperiment që ka qëllim të ndryshojë shpirtrat e tyre,” shtoi ai.

Çfarë nuk i pëlqen Putinit rreth Botës Perëndimore?
“Perëndimi… filloi politikën e tij koloniale që në mesjetë, dhe më pas e ndoqi atë më tregtinë e skllevërve, gjenocidin e fiseve indiane në Amerikë, plaçkitjen e Indisë, të Afrikës, luftërat e Anglisë dhe Francës kundër Kinës etj. Ata bënë kombe të tëra të varura nga droga, duke shfarosur qëllimisht grupe të tëra etnike për hir të resurseve natyrore. Kjo është në kundërshtim themelor me natyrën e brendshme njerëzore.”

Tani sipas Putin, perëndimi është i foksuar në një ‘përmbysje të besimit fetar dhe vlerave tradicionale’ gjë e cila sipas tij po ngjan me një ‘fe të mbrapsht – një satanizëm të pastër’.

Por ç’do të thotë e gjithë kjo dhe pse ka rëndësi pikërisht në këtë moment?

Putin duket se po përdor një terminologji përçarëse e cila e ndanë botën në dysh.

Ai po pretendon të jetë vendosur në anën e konservatorëve të vlerave dhe parimeve të shenjta – si mbrojtja e familjes dhe besimi tek zoti – duke krijuar një skizmë mes kësaj bote dhe një bote sipas tij krejtësisht të zhveshur nga këto vlera, të shthurur dhe hiper-liberale, e cila po e çon njerëzimin drejt një humnere morale.

Por pavarësisht se ky nuk ishte qëllimi fillestar i luftës së tij, ai po sillet pikërisht sikur ky të kish qenë qëllimi i tij qysh prej fillimit.

A ka ndonjë mundësi reale që ky të ketë qenë synimi i Putin që në fillim, apo mos vallë është duke e përdorur ai të gjithë këtë për t’u shfajësuar në sy të botës dhe të rusëve për iniciativën e tij të përgjakshme në Ukrainë?

Ndërkohë që deri tani, justifikimi i tij për aneksimin e territoreve ukrainase që prej Krimesë në vitin 2014, kishte qenë ‘argumenti historik’ dhe hegjemonia e popullit rus që sipas tij përfshinte edhe ukrainasit, pikësynimet e tij duket se kanë ndryshuar duke u bërë edhe më shqetësuese.

Lufta e tij nuk po justifikohet më thjesht me ‘mbrojtjen e identitetit rus’ dhe të të shkuarës së lavdishme ruse, por ajo ka marrë përmasa edhe më të mëdha.

Kjo luftë e shpallur prej tij është kundër një perëndimi të tërë, miliona banorëve të përqendruar në këto shtete të cilat sipas Putin, ‘ia kanë shitur shpirtin’ djallit.

Dhe bota perëndimore nuk është e vogël.

Përveç SHBA-së dhe Europës, Perëndimi përfshinë të gjithë vendet që kanë përqafuar vlerat perëndimore, gjë do të thotë se më shumë se 193 shtete të cilat kanë firmosur Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, mund të jenë tashmë armiq të drejtpërdrejtë të Rusisë.

Nga ana e tyre, liderët e BE-së po përgatiten të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë kur të takohen në Pragë javën e ardhshme.

Mbetet për t’u parë se si këto sanksione do të arrijnë ta dobësojnë përpjekjen e luftës ruse në Ukrainë apo edhe këto përmasa të reja shqetësuese që ajo tashmë ka marrë.