MENU
klinika

Nënshkruan dekretin e ri

Putin ndalon hyrjen në Rusi të kamionëve të regjistruar në BE

02.10.2022 - 17:30

Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi të enjten një dekret që autorizon qeverinë ruse të ndalojë disa kamionë perëndimorë të kalojnë tranzit në territorin rus, sipas U.S. News.

Dekreti lejon ndalimin e kamionëve që transportojnë mallra, dhe që janë të regjistruar në vendet që kanë aplikuar kufizime të ngjashme kundër Rusisë.

Rusia u ankua në prill se Bashkimi Evropian kishte mbyllur kufijtë për disa automjete mallrash të regjistruara në Rusi dhe Bjellorusi për shkak të sanksioneve të vendosura për luftën e saj në Ukrainë.

Sipas dekretit masat ishin ndërmarrë në përgjigje të kufizimeve “jomiqësore” nga shtetet e huaja kundër qytetarëve dhe subjekteve ruse.