MENU
klinika

“Një kuti llokume nuk na e prure”

Qytetari vë në siklet Berishën për dasmën e Shkëlzenit

08.10.2022 - 22:08

Kreu i PD, ka qenë pasditen e sotme në Lazarat e Libohovë ku ka zhvilluar një takim me demokratët atje.

Në Libohovë Sali Berishës i kanë bërë urime edhe për dasmën e dytë të djalit të tij, Shkëlzenit, i cili u martua pak ditë më parë me Armina Mevlanin.

Lexo edhe : Kandidat për Bashkinë Tiranë përballë Veliajt? Flet mjeku i njohur Ilir Alimehmeti
Por një prej militantëve të PD teksa mori fjalën, me humor i shprehu edhe ankesën që nuk kishte ardhur me llokume me vete.

“Dua të të uroj për një gëzim familjar tëndin, se ke martuar djalin, por një kuti llokume nuk e prure”, i tha demokrati ish-kryeministri Sali Berisha.