MENU
klinika

5 legjendat e “magjistarit” të Romanovëve

“Ra, ra, Rasputin, dashnori i mbretëreshës ruse!”

07.10.2022 - 15:56

        A e parashikoi vërtet Rasputini, vdekjen e dinastisë Romanov dhe revolucionin? Dhe a e kuroi ai vërtet tsesareviçin shëndetlig vetëm me lutje, si dhe a veproi si eminencë gri për carin?/Konica.al

1. Rasputini ishte i dashuri i perandoreshës ruse

“Ra, ra, Rasputin, dashnori i mbretëreshës ruse!” – besoj ju kujtohet hiti zhurmuese i Boney M për Grigori Rasputinin. Thashethemet se ai ishte i dashuri i Alseksandra Fedorovnas ishin gjë e zakonshme që prej vitit 1912, gjatë jetës së Rasputinit. Madje, pati gjithashtu edhe karikatura pornografike që qarkullonin nëpër qytet, me tregime të shkurtra dhe poema të vogla. Me sa duket, kjo është legjenda më e madhe urbane që ekziston në lidhje me “murgun” carist. Rasputinit i pëlqente të mburrej për vëmendjen që po merrte nga Romanovët, çka çoi në shumë interpretime të ndryshme. Sidoqoftë, thashethemet specifike për një lidhje me perandoreshën ruse janë hedhur poshtë si të pabaza. Për një kohë të gjatë, e ashtuquajtura provë u pa në letrën që Aleksandra Fedorovna i shkroi këshilltarit të saj shpirtëror: “Sa e mërzitshme është pa ty. Unë jam e qetë vetëm kur ti, mësuesi im, ulesh pranë meje dhe unë puth duart e tua dhe mbështes kokën mbi supet e tua të bekuara”. Letra u botua nga hieromonku Iliodor (Sergey Turfanov) në librin e tij, i cili përgojon Rasputinin. Megjithatë, edhe nëse letra është e vërtetë, nuk ka asnjë rast të regjistruar të Rasputinit dhe Aleksandra Fedorovnas të kenë qëndruar ndonjëherë vetëm me njëri-tjetrin – dhe orari i tyre në pallat ishte një çështje publike. Nuk kishte tregues të tjerë të fortë për një lidhje të paligjshme. Ditarët dhe korrespondenca me familjen mbretërore, nuk tregojnë kurrë se ekziston një e tillë. Në vitin 1917, edhe Komiteti Hetimor i Qeverisë së Përkohshme e shqyrtoi këtë çështje, pasi Revolucioni i Shkurtit i dha fund regjimit carist. Është e arsyeshme, që vetë letra mund të ketë qenë tërësisht e fabrikuar.

2. Rasputin kishte ndikim të fortë politik

Një tjetër akuzë, e ngritur shpesh nga Duma e Shtetit, ishte se Rasputini ushtronte ndikim të fortë mbi carin Nikolla II dhe politikat e tij. Njëlloj u përmend edhe në libra dhe kujtime. Gjithsesi, gjërat janë pak më komplekse. Carina i shkruante vazhdimisht Nikollës për atë që Rasputin kishte menduar për luftën dhe për çdo çështje tjetër politike. Korrespondenca i referohej atij si “miku ynë”. Ky ndikim i perceptuar do të rritej pas vitit 1905, gjatë Revolucionit të parë, i cili kërcënoi monarkinë. Kjo inatosi shumë lojtarë politikë. Por a ndoqi vërtet ndonjë nga tërë kjo mori Nikolla se çfarë po i thoshte Rasputin? Me sa duket, jo shpeshherë. Historiani Sergej Oldenburg studioi letrat që Aleksandra i shkruante Nikollës, me analizat që tregonin se cari – edhe pse Nikolla njihej për butësinë dhe pavendosmërinë e tij – rrallëherë e dëgjonte “mikun” e familjes./Konica.al

Portrait of Grigori Efimovitch Rasputin (1869-1916) among his followers (Russia). Ca. 1907. (adoc-photos/Corbis/Getty Images)

3. Rasputin ishte një adhurues i njohur i orgjive dhe pirjes së alkoolit

Policia e ruante Rasputinin dhe mblidhte informacione për gjithçka që bënte. Përmendet për të ashtuquajturin murg që vizitonte punonjëset e seksit dhe festonte sikur nuk kishte të nesërme. Megjithatë, thashethemet për orgjitë që përfshinin anëtarë të oborrit mbretëror kanë mbetur të pabazuara. Detektivi Vladimir Rudnev i Komitetit Hetimor të Qeverisë së Përkohshme do të shkruante në vitin 1917, se, pasi u njoh me të gjitha provat “…ndërkohë, nuk ka asgjë që mbështet mendimin se orgjitë e natës të Rasputinit me zonjat e rrugës, këngëtaret, madje dhe disa prej ndjekësve të tij shpirtërorë, nuk janë asgjë më shumë se çfarë janë. Për sa i përket afërsisë me zonjat e shoqërisë së lartë, nuk ka asnjë provë pozitive të mbledhur nga hetimi në lidhje me këtë çështje”. Megjithatë, disa gra të shoqërisë së lartë do të pranonin se kishin pasur takime të ndaluara me Rasputinin. Gjithsesi, ata mohuan thashethemet për orgjitë. Të gjitha këto hollësi komprometuese po i viheshin në vëmendje Nikolla II, por cari e konsideroi këtë si një cenim të privatësisë së shëruesit shpirtëror, duke pasur parasysh statusin e Rasputinit si një anëtar tjetër i familjes mbretërore. Carina, nga ana e saj, kurrë nuk i besoi thashethemet që në fillim, duke besuar se Rasputin ishte një njeri vërtet i shenjtë.

4. Rasputini posedonte fuqi vërtet shëruese

Aktet e supozuara të Rasputinit në shërimin e njerëzve morën po aq vëmendje, sa edhe orgjitë e supozuara. Falë reputacionit si shërues, Rasputini u bë shumë i afërt me Romanovët dhe një figurë e domosdoshme e oborrit. Dukej qartë se mjekësia ishte e pafuqishme për të kuruar hemofilinë e djalit të vetëm të Nikollës, Alekseit. Çdo mavijosje rezultonte në gjakrrjedhje të brendshme, e cila mund të zgjaste me ditë, duke i sjellë princit të ri një agoni të patreguar. Megjithatë, ka prova të konsiderueshme që tregojnë se si, pas kontaktit me Rasputinin, trashëgimtari i fronit ishte gjithnjë e më mirë. Duket sikur Rasputini ishte kura. “Ai [Rasputin] mbërriti në pallat dhe së bashku me prindërit shkuan për të vizituar Aleksei Nikollajeviçin. Sipas tregimeve të tyre, kur i afrohej shtratit, bënte shenjën e kryqit mbi trashëgimtarin dhe u thoshte prindërve se nuk ishte asgjë serioze dhe nuk kishin pse të shqetësoheshin – dhe largoheshin. Gjakrrjedhja ndalonte”, kujton shoqja e ngushtë e perandoreshës, Ana Virubova. Ka edhe një mendim tjetër për fuqitë e supozuara çudibërëse të Rasputinit./Konica.al/Disa thjesht e quajtën atë një sharlatan, i cili gërshetoi rrugën e tij në hiret e mira të perandoreshës. Të tjerë – si mitropoliti Vaniamin – vunë në dukje se njeriu i mençur kishte fuqi të mëdha besimi dhe pamje që i shkonte për shtat – një vështrim i rëndë, “hipnotik”. Duket se Rasputini, në njëfarë mënyre, ushtroi ndikim në familjen mbretërore dhe trashëgimtarin, duke i qetësuar ata me lutje dhe biseda. Sidoqoftë, mund të thuhet me siguri se Rasputini kurrë nuk e shëroi Aleksein nga hemofilia. Herën e fundit sëmundja i shpërtheu në vitin 1918, disa muaj para vdekjes tragjike të princit.

5. Rasputini parashikoi të ardhmen dhe abdikimin e Romanovëve

Gjatë rrugëtimit të jetës, Rasputini pati një reputacion si shërues, por emërtimi i “parashikues” është diçka që erdhi më vonë, pas vdekjes. Plakut i është besuar shpesh parashikimi i Revolucionit Rus dhe i vdekjes së Romanovëve, si dhe një luftë tjetër botërore, të cilën ende nuk e kemi parë. Ndërkohë, çdo diskutim në lidhje me aftësitë e tij shpesh i referohet ditarit të perandoreshës, të cilën ajo e përdorte për të regjistruar mendimet e “këshilltarit të saj shpirtëror”. I vetmi regjistrim tjetër i të tilla gjërave është pamfleti i vetë Rasputinit, në vitin 1912, i titulluar “Mendime të devotshme”. Në fakt, asnjëra nuk përmban ndonjë fjalë për tregimin e fatit. Më e famshmja nga të gjitha këto profeci të supozuara vjen nga dëshmia e vajzës së tij, Matriona, e cila citon Rasputin: “Kur të kem ikur unë, do të jetë larguar edhe oborri mbretëror”. Tingëllon shumë ogurzi. Megjithatë, edhe nëse Rasputini do t’i thoshte vërtet fjalët, ato do të mund të ishin interpretuar lehtësisht si një përpjekje për manipulim, në mënyrë që të vazhdonte të qëndronte në rrethin e besimit të Romanovëve, në çastet kur fuqi të ndryshme po bënin çmos për ta rrëzuar nga piedestali. Vlen gjithashtu të përmendet se shumë nga parashikimet e Rasputinit, thjesht nuk u realizuan. Për shembull, ai premtoi një fitore të shpejtë në Luftën e Parë Botërore, si dhe ngjitjen e Alekseit në fron. E njohim fundin e të dyjave./Konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit