MENU
klinika

Momenti epik i dy kryeministrave

Rama luan “kukafshehti” me Albin Kurtin në Berlin

14.10.2022 - 17:46

Kryeministri Edi Rama në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin ku ndodhet edhe kryeministri Albin Kurti, i ka bërë një ‘truk’ të vogël kreut të qeverisë së Kosovës.

Rama ‘ka lujtur kukafshehti’ me Kurtin ku ka shkaktuar shumë të qeshura. Kreu i qeverisë shihet teksa i vendos duart në mënyrë të beftë Kurtit në sy ndërsa ky i fundit është i kthyer me kurriz.

Ky moment, nuk kishte si mos të finalizohej me një përqafim mes dy homologëve shqiptarë.

Videon e ka shpërndarë vet kryeministri Rama në Tik Tok.