MENU
klinika

Përqafime dhe të qeshura

Rama ndan fotot nga Kongresi i Partive Socialiste në Berlin

15.10.2022 - 10:47

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar disa foto nga takimi me kancelarin gjerman Olaf Shcolz si dhe disa lider të tjerë të partive socialiste në Europë.

Mirmëngjes nga Berlini shkruan Rama teksa uron qytetarët për një fundjave të mbarë.

‘Mirëmëngjes dhe nga Berlini, ku sot në mesdite mbyllet me fjalimin e kancelarit Scholz, Kongresi i Socialistëve dhe Demokratëve Europianë, ju uroj një fundjavë të mbarë.’- shkruan Rama.

Me datën 14 dhe 15 tetor, në Berlin po mbahet Kongresi i radhës i Partive Europiane Socialiste, ndërsa mbledhja do të vijojë edhe sot.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN