MENU
klinika

Përgjigja epike e kryeministrit

Rama në Gjirokastër, i ofrojnë trahana për mëngjes

19.10.2022 - 10:33

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur të mërkurën nga qyteti i Gjirokastrës, që gëlon nga turistët.

Në shenjë mikpritje, njëri prej tyre i ofroi kreut të qeverisë që për mëngjes të provojë edhe ushqimet tradicionale të hotelit, të gatuara nga gratë nikoqirë të Gjirokastrës, siç është trahanaja. Por Rama refuzoi, duke pohuar se ai ha shumë pak.

Pjesë nga biseda:

Pronari: Ishte një ndërtesë e vjetër. Me shumë punë e përshtatëm. Kam pasur hotel në Gjirokastër më poshtë dhe duke punuar vajtëm 15 vite më turizëm dhe ndërtuam këtë këtu lartë. Ne jemi munduar që t’ i qëndrojmë pranë. U munduam dhe ja arritëm. Gjirokastra është plot me turistë dhe këtë vit ka qenë bombë fare. Ka qenë viti më i mbarë, sezoni po zgjat aq shumë sa nuk po pushojmë akoma. Me Bypass-in dhe parkimin do të jetë super fare. Pagat i kemi rritur.

Rama: Sa merr ajo vajza?

Pronari: Ajo merr 350 mijë lekë në muaj, pro është studente tani ka ardhur.

Punëtorja: Nuk krahasohet puna si në vendin tënd. Jam në shtëpi me prindërit me njerëzit e tu. Andej mund të paguhem ,por jetesa nuk është njësoj. Është më mirë të jem me prindërit sesa të kem lekët dhe mos të kem prindërit afër.

Pronari: Kishim dëshirë që të provonit, trahananë e këto gjerat e tjera të grave gjirokastrite se janë shumë nikoqire.

Rama: Atë e di unë, por unë ha pak unë, ha shumë pak!