MENU
klinika

“Nuk kemi asnjë partner kundër”

Rama për amnistinë fiskale: Ndërkombëtarët kanë rezervat e tyre!

03.10.2022 - 22:03

Pavarësisht se diplomatë dhe institucione ndërkombëtare kanë shprehur kritika për nismën e qeverisë për amnistinë fiskale, kryeministri Edi Rama thotë se këto nuk janë qëndrime kundër.

Në një intervistë për emisionin “Now”, Rama deklaroi se partnerët ndërkombëtarë kanë rezervat e tyre, ndaj dhe Shqipëria po punon për adresimin e tyre.

Rama: Ne nuk kemi asnjë institucion ndërkombëtar, dhe asnjë partner ndërkombëtar. Asnjë nuk është kundër, të gjithë kanë rezervat e tyre. Janë dy gjëra të ndryshme. Ne jemi duke diskutuar me ta dhe ata kur ulen në tavolinë me ne, nuk thonë që ne jemi kundër, nuk diskutojmë dhe po ikim. Ata ulen në tavolinë me ne dhe thonë kemi këto rezerva, janë çështje të natyrës teknike.

Ne mundohemi të adresojmë ato rezervat e tyre. Unë e kam thënë shumë qartë, ne jemi gati të adresojmë të gjitha rezervat, por nuk do pranojmë kurrë një kundërshtim, që Shqipëria, shqiptarët nuk e bëjnë dot prej krimit. Sepse dakord këtë ja kemi bërë veten ne si shumë të mirë që jemi me njëri tjetrin duke e bërë Shqipërinë si vend të drogës. 1% e shqiptarëve që merren me krime në botë, nuk mund të njollosin 99% të popullsisë tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kritikat e Shoqatës Gjermane të Tregtisë

Qeveria merr tjetër goditje për amnistinë fiskale

"Rrezik thelbësor reputacioni për vendin"

Komisioni Evropian rrëzon Amnistinë fiskale