MENU
klinika

"Unë dhe Di Maio bëmë një operacion trafikimi…"

Rama zbulon vendin mik që i dha Shqipërisë vaksinat e para

09.10.2022 - 17:06

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama më në fund ka zbuluar “vendin mik” nga i cili mori vaksinat e para kundër COVID-19.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Universitetin e Bergamos, Rama ka treguar se vaksinat i siguroi nga Italia.

Por, për shkak se kompania Pfizer nuk lejonte transferimin e tyre në një vend tjetër, u detyruan që të bënin ‘trafikim të vaksinave’.

“Sot do t’u tregoj një histori që nuk e di askush. Unë jam shqiptaro-italian kurse Di Maio është napoletano-shqiptar. Ne bëmë një operacion trafikimi së bashku”, tha Rama.

“Ishim të shqetësuar se njerëzit do të na vdisnin si peshku pa ujë por nuk mund të siguronim vaksina. Pyeta Luigi-n: A mund të na jepni disa doza të paktën për mjekët dhe infermierët?”, shtoi Rama.

Kryeministri tregoi se Pfizer kishte një kontratë shumë rreptë me qeveritë e vendeve ku kishte dërguar dozat e para.

Rama shtoi më tej se u desh që transferimi i vaksinave nga Italia në Shqipëri të bëhej përmes një operacioni sekret pasi juristët e Pfizer kërcenonin me padi.

“Ne kemi mësuar nga napoletanët se kur nuk duhet të dorëzosh shokun në polici”, tha Rama duke iu referuar Di Maios-s duke shtuar: ‘Luigi, tani je një njeri i lirë’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga siguria, efikasiteti dhe efektet anësore

9 gjërat që duhet të dini për vaksinat

"Po bëhet gati struktura te stadiumi “Air Albania”

“Çështje javësh”/ Rama takon mjekët: Ju do vaksinoheni të parët