MENU
klinika

Për herë të parë si aktore

Roli që do të luajë Arbana Osmani në filmin e Eduart Grishajt

16.10.2022 - 11:19

“Takimi ynë i parë për këtë sezon do të jetë në…kinema,” shkroi moderatorja Arbana Osmani në Instagram, ku njoftoi se do të luajë një rol të vogël në filmin që pritet të transmetohet së shpejti, “Sofia”.

Dhe së fundmi është zbuluar edhe roli që do të ketë moderatorja në film. Faqja zyrtare e filmit ka publikuar një foto-album në Instagram, kur prezantojnë Arbanën zyrtarisht si pjesë e kastit të aktorëve.

“Prezantuesja televizive Arbana Osmani do të aktrojë si vetja në një paraqitje speciale në “Sofia” që do të shfaqet në të gjitha kinematë më 3 nëntor”– thuhet në mbishkrimin, ku zbulohet edhe data e premierës.

Ndërkohë kujtojmë se kur lajmëroi se do jetë pjesë e filmit, Arbana tha në një video: “[Eduardi] kishte filluar punën për filmin, kishte shkruar skenarin, po definonte gjithë gjërat e tij dhe vjen një ditë dhe më thotë: ‘Kam menduar që të luash edhe ti te filmi im’. Qesha. Thashë: ‘Unë? Po unë s’jam aktore. Ku di unë të luaj?!’.”

“Sofia” ka si fabul historinë e një vajze të re serbe që viziton Shqipërinë në kërkim të rrënjëve të një historie të vjetër për gjyshin e saj gjatë luftës. Ajo bie në dashuri me një djalë shqiptar, duke filluar një marrëdhënie “të pamundur” midis dy kombeve të ndarë nga lufta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN