Pesimizmi për situatën ekonomike në Shqipëri ka arritur nivelet më të larta në muajin shtator, për këtë vit. Qytetarët dhe bizneset po rezervohen më shumë në drejtim të investimeve dhe konsumit.
Treguesi i besimit në ekonomi ka rënë me 1.9 pikë. Rritja e çmimeve që ka shkaktuar rënien e besimit konsumator me 3.1 pikë përqindjeje, nga përkeqësimi i situatës së përgjithshme ekonomike dhe rënia e balancave si për blerjet aktuale dhe blerjet e pritura.
Treguesi i besimit në ndërtim pësoi rënie me 5.3 pikë përqindjeje, ndikuar nga përkeqësimi i vlerësimit të bizneseve për aktivitetin e tyre ndërtues. Ndërsa vlerësimi i tyre për kontratat porositëse shënoi rritje.
Edhe treguesi i besimit në shërbime shënoi rënie për të tretin muaj radhazi, me 3 pikë, prej përkeqësimit të vlerësimeve aktuale të aktivitetit të tyre dhe vlerësimeve për kërkesën.
Treguesit e besimit për tregtinë dhe industrinë, nga ana tjetër, kanë shënuar rritje me nga 1 pikë përqindjeje.
Në sektorin e industrisë u përmirësua kërkesa e huaj dhe e brendshme, ndërsa në tregti, ndikoi ecuria e biznesit gjatë tre muajve të kaluar./A2/