MENU
klinika

70-vjetori i diktatorit

Rusët dy ditë lutje, për shëndetin e Putinit…

07.10.2022 - 12:54

Në Rusi do të mbahen dy ditë speciale lutjesh për rastin e ditëlindjes së presidentit rus, Vladimir Putin, i cili feston sot 70-vjetorin e lindjes.

Ditëlindja e Putinit nisi sot me lutje nga Patriarku Ortodoks Rus Kirill, i cili i bëri thirrje qytetarëve që të luten për shëndetin e udhëheqësit kryesor të Rusisë që nga Josef Stalin deri të lideri aktual, Vladimir Putin.

Patriarku rus u ka kërkuar qytetarëve të bëjnë dy ditë lutje në nder të Putinit, në mënyrë që Zoti t’i japë presidentit rus shëndet dhe jetë të gjatë.

“Ne lutemi për ju, për kreun e shtetit rus, Vladimir Vladimirovich, dhe ju kërkojmë t’i jepni atij mëshirën dhe bujarinë tuaj të pasur, t’i jepni shëndet dhe jetëgjatësi dhe ta çlironi nga të gjitha rezistencat e dukshme dhe të padukshme”, tha Kirill në lutjen e tij.

Sot, Putin, i cili drejton Rusinë që prej 1999, do të marrë pjesë në një samit jozyrtar të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura në Shën Petersburg, shkruan Sky News.