MENU
klinika

FOTO

Sherr në një lokal në Sarandë, plagoset me thikë një 35-vjeçar

22.10.2022 - 10:53

Një 35-vjeçar është plagosur me thikë në Sarandë. Sipas informacioneve të para shtetasi Besmir Uka, ka shkuar në spital në mesnatë i plagosur dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale pas goditjeve në bark.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri në një lokal në lagjen nr.3. Besmir Uka rezulton i dënuar me parë për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2010, madje gjatë kohës që ndodhej në burg është proceduar penalisht pasi është denoncuar nga një 16-vjeçare se e kërcënonte përmes mesazheve në “Facebook”.

De72d185 4b63 48ed B2ea E34fdfe17e08

Uka ndërkohë ka precedentë penalë edhe për “dhune në familje”, “drejtim mjeti pa patentë”, “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.