MENU
klinika

Zbukurime së jashtmi...

Shtresa e mesme në Pompei

02.10.2022 - 10:11

        E mbushur me amfora, pjata dhe objekte të tjera të përditshmërisë. Arkeologët kanë zbuluar katër dhoma të reja, në një shtëpi në Pompei, që sipas gjasave i përkasin jetesës së klasës së mesme, në kohën kur shpërthimi i Vezuvit varrosi qytetin romak, në vitin 79 pas Krishtit.

Mbetjet e enëve, një arkivol i zbrazur me nxitim, një shtrat dhe një djegës parfumi prej balte, në formë djepi, u gjetën në dy katet e një ndërtese ku është gërmuar më parë, – konfirmin Parku Arkeologjik i Pompeit, sipas “Reuters”.

Kishte mes objekteve të zbuluara edhe objekte më me vlerë, si enë bronzi ose qelqi, së bashku me veglat e përditshme.

“Në perandorinë romake, një pjesë e madhe e popullsisë ishin njerëz që djersitnin për bukën e përditshme, por edhe donin të ngrinin statusin e social”, – tha drejtori i parkut, Gabriel Zuchtriegel.

Për një jetë të rehatshme

Arkeologët morën suva për të riprodhuar disa nga objektet nga vendi në Pompei, një nga atraksionet kryesore turistike të Italisë, pranë qytetit modern të Napolit.

Pjesa tjetër e ndërtesës, e gërmuar në vitin 2018, përfshin një oborr të zbukuruar nga afresket me motive lulesh, zogjsh dhe skenash gjuetie. Nisha në të cilën ndodheshin perënditë mbrojtëse të shtëpisë ose lari, i dha “shtëpisë së Lararios” emrin e saj popullor.

Ancient Roman fresco in Pompeii showing a detail of the mystery cult of Dionysus. Pompeii was destroyed, during a catastrophic eruption of the volcano Vesuvius spanning in AD 79.

“Pronarët e “Shtëpisë së Lararios” në Pompei, arritën të dekorojnë oborrin ku ndodhen lari dhe pusi, me piktura të jashtëzakonshme, por pa dyshim që nuk kishin mjaftueshëm para, për të gjitha dhomat”, theksoi Zuchtriegel.

“Ne nuk e dimë se kush jetonte këtu, por jeta e rehatshme e përshkruar në oborr, ishte ndoshta më shumë një aspiratë sesa realiteti i tyre i përditshëm.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur i shikon, duket sikur koha s'ka kaluar kurrë...

“E jashtëzakonshme”, zbulohen në Pompei dy trupa të paprekur