MENU
klinika

I pranishëm edhe Blinken

Sot, dialogu strategjik Shqipëri-SHBA

25.10.2022 - 12:30

Sot do të zhvillohet në Washington DC, dialogu i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, për herë të parë në format të zgjeruar, me përfaqësues nga 8 ministri e struktura të linjës.

Delegacioni shqiptar drejtohet nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ai amerikan nga asistent sekretarja e shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried. Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do t’i bashkohet një pjese të diskutimeve të këtij Dialogu.

Në përbërje të delegacionit shqiptar për herë të parë ka përfaqësues në nivel të lartë nga MEPJ, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financës dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë etj dhe për palën amerikane nga DASH, Departamenti i Mbrojtjes, tregtisë etj.

Departamenti Amerikan i Shtetit do të përfaqësohet nga ndihmësekretarja e shtetit Donfried, zv ndihmës sekretar i shtetit Escobar, zvsekretari i Mbrojtjes etj.

Dialogu synon thellimin dhe zgjerimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA dhe forcimin e bashkëpunimit ne fusha me rëndësi gjeostrategjike si: siguria, mbrojtja kibernetike, bashkëpunimi në kuadër të Këshillit të Sigurimit, energjia, transporti, klima, transformimi digjital etj.

Shkëmbimi i mendimeve dhe qëndrimeve mbi sfidat e përbashkëta në fushën e sigurisë si rezultat i zhvillimeve në arenën ndërkombëtare gjithashtu do të preken gjatë dialogut.

Dialogu i partneritetit strategiik vjen në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN