MENU
klinika

Lufta

Spikeri amerikan sulmon Zelenskyn: Kush është ky që pa pikë turpi na kërkon ndihmë?

14.10.2022 - 19:33

Thirrjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për më shumë armatime dhe mbështetje financiare nga ana e perëndimit, NATO-s apo SHBA-ve, i është përgjigjur ashpër spikeri amerikan i lajmeve, Tucker Carlson.

Gazetari i “Fox News” e sulmoi publikisht Zelenskyn ndërsa e cilëson “troll”, duke u tallur edhe me veshjen e tij.

“Çfarë? Një i huaj i paturpshëm me ‘T-shirt’ kërkon para për nevojat e tij urgjente ekonomike?
Edhe ne kemi edhe nevoja të rëndësishme ekonomike. Kush je ti, troll?

Që kur ky djalë ka pretendime për thesarin tonë?”, është shprehur ashpër gazetari amerikan gjatë transmetimit të emisionit.

Aleatët e Ukrainës në NATO njoftuan dje se do të dërgojnë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore dhe ndihma të tjera ushtarake, në mënyrë që Kievi të mbrohet nga sulmet ajrore ruse që po godasin të gjithë vendin.