MENU
klinika

“Ky është koncerti i fundit”

Stresi bën lajmërimin e papritur!

04.10.2022 - 09:15

Reperi i njohur, Stresi ka publikuar së fundmi një postim në story, ku bën me dije se do të zhvillojë dhe koncertin e tij të fundit e më pas do të kthehet më vonë në skenë.

“Ky do të jetë show i fundit dhe do të rikthehem mbas vitit të ri deri me datën 21 do lançohen 2 këngë.”– shkroi Stresi.

Mirëpo, pse ky vendim nga reperi?

Jeta private e reperit është përfolur shpesh në mediat rozë, herë për ribashkim me ish-partneren e tij Keisin, herë për romanca të reja.

Madje vetë reperi në një reagim që bëri disa kohë më parë kur u përfol për një romancë me një vajzë, u shpreh se “ka shumë të dashura.”

“Kam parë shumë spekulime, shumë fjalë shumë media rozë duke shkruar për atë videon që kam hedhur unë dje. Desha t’ju them që unë nuk jam i lidhur me askënd as me vajzën në fjalë që keni parë te video. Unë jam i lidhur me shumë femra realisht, kështu që ti heqim këto aludimet. Çdokush e bën jetn personale siç do vetë, edhe të fala të gjitha ex-ave të mia, edhe këto që kam do t’ju çoj të fala vitin tjetër. Kështu që mos të spekulojmë më që “është kjo, është ajo.”- u shpreh Stresi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas Noizy-t, vjen edhe reagimi i Stresit

A do të jetë pjesë e koncertit “Alpha Show”?