MENU
klinika

Ekspertët shprehen të zhgënjyer

Tesla prezanton robotin

01.10.2022 - 15:14

Një prototip i hershëm i robotit humanoid Optimus të propozuar nga Tesla Inc., ngadalë dhe në mënyrë të sikletshme eci në një skenë, u kthye dhe përshëndeti një turmë brohoritëse, në ngjarjen e inteligjencës artificiale të kompanisë të premten.

Por detyrat themelore nga roboti me tela të ekspozuar dhe elektronikë ishin shumë larg nga vizioni i themeluesit të Teslas, Elon Musk për një robot të ngjashëm me njeriun që mund ta ndryshojë botën, shkruajti Associated Press të shtunën.

Musku i tha turmës, shumë prej të cilëve ishin punonjës të Teslas, se roboti mund të bëjë shumë më tepër nga sa pa audienca. Ai tha se roboti është gjithashtu delikat dhe “ne thjesht nuk donim që të binte me fytyrë në tokë”.

Musku dha pak prova të premten se Optimus ishte më inteligjent se robotët e zhvilluar nga kompani dhe studiues të tjerë.

Demoja nuk i bëri përshtypje studiuesit të inteligjencës artificiale, Filip Piekniewski, i cili shkroi në Tëitter se ishte “e nivelit tjetër të tmerrshëm” dhe një “mashtrim i plotë”.

Ai tha se do të ishte “mirë të testohej rënia e robotit”.

“Asgjë nga kjo nuk është e re,” shkroi në Twitter ekspertja e robotikës Cynthia Yeung.

“Punësoni disa doktorë shkencash dhe shkoni në disa konferenca robotike Tesla”, thoshte cicërima e saj.

Yeung vuri gjithashtu në pikëpyetje pse Tesla zgjodhi që roboti i saj të kishte një dorë si njeriu me pesë gishta, duke vënë në dukje se “ka një arsye pse” robotët e zhvilluar nga firmat fillestare përdorin pinçerë me dy ose tre gishta.

Musku tha se të premten se qëllimi i Teslës është të krijojë një robot “jashtëzakonisht të aftë” me një kosto që mund të jetë më pak se e një veture, që ai mendoi se do të ishte më pak se 20,000 dollarë.