MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Thinjat janë shenjë e kolesterolit të lartë?

07.10.2022 - 10:54

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Thinjat janë shenjë e kolesterolit të lartë?

Mjeku: Ndërsa plakeni, flokët thinjen. Por një hulumtim i ri ka sugjeruar se thinja e flokëve mund të jetë një nga shenjat e vetme të një sëmundjeje vrasëse të heshtur. Kolesteroli i lartë zakonisht gjendet vetëm kur një person kryen disa analiza gjaku.

Kolesteroli i lartë rrit rrezikun për të zhvilluar sëmundje të zemrës, goditje në trup dhe sulm në zemër. Por, sipas studiuesve në John Hopkins, kolesteroli i lartë ndikon në flokë. Pra thinja e tyre, mund të sinjalizojë rritjen e kolesterolit në gjak, raporton The Mirror.

Studiuesit nga John Hopkins kryen kërkime te minjtë dhe zbuluan efektet shkatërruese të një diete me kolesterol të lartë në flokë. Në studimin, i botuar në revistën shkencore “Nature”, theksohet se kolesteroli i lartë mund të shkaktojë humbjen e flokëve dhe thinjen e tyre.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN