MENU
klinika

Vetëm 7 skuadra

Treçereku i Shqipërisë jashtë hartës së basketbollit të femrave

07.10.2022 - 16:13

Këtë fundjavë do të nisë sezoni 2022-2023 në basketboll për femra, një kampionat që gjithnjë e më shumë po “hyn në ujë” për sa i përket numrit të skuadrave pjesëmarrëse.

Këtë vit është regjistruar numri më i ulët i ekipeve për të rritura në historinë e këtij sporti, pjesëmarrëse në eventet zyrtare: Vetëm 7 ekipe!!! Pra, një kampionat të rriturash me vetëm 7 skuadra, ndërkohë që nga harta e basketbollit të femrave janë zhdukur prej vitesh e vazhdojnë të fshihen mjaft qytete që kanë mbajtur peshë në këtë sport e kanë patur ekipe kampione.

Prej vitesh mungojnë ekipe si Skënderbeu, Apolonia, Luftëtari, Përmeti, Burreli etj. Edhe pse flitet me të madhe për një rritje niveli e rivaliteti, duke sjellë basketbolliste të huaja, çuditërisht numri i ekipeve bie ndjeshëm nga sezoni në sezon.

Një kampionat ku luhet vetëm për titullin, ndërkohë që nëse renditesh i fundit nuk ka asnjë problem, pasi sërish do të jesh aty. Një gjendje e rëndë kjo e basketbollit të femrave, pasi në kampionatin e të rriturave ka skuadra vetëm nga katër qytete: Tirana (4 skuadra), Vlora, Elbasani e Shkodra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN