MENU
klinika

Vendimi i Qeverisë së Kosovës

Tri fazat në të cilat do të zbatohet heqja e targave të Millosheviçit

29.10.2022 - 10:37

Qeveria e Kosovës ka shpalosur një plan për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia, që do të zbatohet në disa faza. Ai parashikon që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm të hiqen të gjitha targat që nuk janë RKS – Republika e Kosovës.

“Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Pas këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës ka reaguar shefi i së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, që e ka cilësuar si “mashtrim”.

“Çdo lloj krize dhe tensioni në Kosovë dhe Metohi u shmangën vetëm falë sjelljes së matur dhe të përgjegjshme të popullit tonë atje dhe presidentit [të Serbisë, Aleksandar] Vuçiç, prandaj nuk ka asnjë nënshtrim ndaj mashtrimit që Kurti dhe [zëvendëskryeminstrit të Kosovës, Besnik ]Bislimi po përpiqen të bëjnë, përmes këtij vendimi, duke pandehur se janë të gatshëm të bëjnë kompromis. Kjo sepse, gjithçka që bëjnë, e bëjnë në kuadër të qëllimit afatgjatë të dëbimit të popullit serb nga Kosova dhe Beogradi nuk do ta lejojë këtë”, tha ai.

Kryeminstri Albin Kurti, tha se qytetarët në veri deri më 31 mars do të mund të përfitojnë lehtësirat tatimore pasi të ri-regjistrojnë makinat e tyre në RKS. Ai përsëriti se targat me akronimet serbe për qytetet e Kosovës janë ilegale.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!