MENU
klinika

Në vitin 2021…

Zbulohet identiteti i viktimës në Fushë-Krujë

21.10.2022 - 10:03

Zbulohet identiteti i 34-vjeçarit që u gjet i vrarë në Fushë-Krujë mëngjesin e sotëm.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se viktima është Indrit Ndoj, banues në fshatin Hasan, Krujë.

Në vitin 2021, Ndoj rezulton i dënuar për trafik emigrantësh.

Informacion paraprak
Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi Indrit Ndoj, 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.

Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.