Plasin polemikat pas hedhjes në rrjetet sociale të një video në të cilën një ushtar këndon shqip.
“Ushtria greke ka rënë! Këngë shqiptare gjatë shërbimit në ushtrinë helene”, këto janë fjalët e gazetarit grek, Andreas Mountxouroulias.
Në video duket një i ri me origjinë shqiptare, i cili këndon shqip, teksa është i veshur me uniformën e ushtrisë greke. Kjo duket se ka prekur frymën nacionaliste në gazetarit grek, shkruan abcnews.al.
Sipas tij të kënduarit shqip gjatë shërbimit në ushtrinë greke është diçka e papranueshme, e për këtë arsye ai shkruan në Twitter se ushtria helene ka rënë.
Ο Ελληνικός Στρατός έχει “αλωθεί”!
Σε λίγο έρχεται και άρθρο.
Αλβανικά τραγούδια εν ώρα υπηρεσίας.
Το βίντεο ανέβηκε σε αλβανική σελίδα στο Facebook pic.twitter.com/dSvc6pY3Eu
— Andreas Mountzouroulias 🇬🇷 (@andreasmoun) October 6, 2022
Gazetari paralajmëron se në pak ditë do të publikojë një artikull dedikuar këtij fenomeni shqetësues sipas tij.
Kujtojmë se në vitet e fundit një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që kanë lindur dhe janë rritur në Greqi kanë marrë nënshtetësinë helene.
Dhe kjo me radhën e saj do të thotë se djemtë shqiptarë me nënshtetësi greke kanë shërbyer në ushtrinë helene, pasi ushtria është me detyrim në Greqi. Por fakti që ata shprehen lirshëm për origjinën e tyre gjatë shërbimit në ushtri, duket se ka shqetësuar grekët.