MENU
klinika

Shoqërohet nga ish-ministri i Jashtëm

Veliaj vizitë në Hagë, takon ish-krerët e UÇK!

14.10.2022 - 22:11

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar një vizitë në Hagë ku ka takuar ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Veliaj ka qenë i shqoëruar nga ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ka qenë Hoxhaj i cili ka ndarë një foto me Veliajn përpëra Gjykatës Speciale. Hoxhaj shkruan se do të vijojnë të luftojnë për të fituat betejën e Kosovës në Hagë.

“Sot, takuam shokët tanë në Hagë! Bashkë me kryetarin e Tiranës, mikun tim, Erion Veliajn, vizituam shokët Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi. Të pandalshëm e energjikë, do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së”, shkruan Hoxhaj.

Kjo e vizitë e Veliajt në Hagë vjen dy ditë pasi kryeministri Edi Rama iu drejtua Këshillit të Europës, ku kërkoi të zhbëhet raporti i Dick Marty-t. Nga Strasburgu, kryeministri Edi Rama e ka quajtur ‘fake news’ raportin e Dick Martyt për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UCK-së gjatë luftës në Kosovë. Rama tha se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë.