MENU
klinika

Na i tregon Eduart Grishaj

Vështirësitë e të punuarit me Arbana Osmanin në rolin e aktores

27.10.2022 - 11:21

Regjisori Eduart Grishaj ishte i ftuar këtë mëngjes në një intervistë, ku ka zbuluar se nuk është aspak e lehtë të punosh me Arbana Osmanin. Kjo e fundit do jetë aktore në filmin e ri të regjisorit, të quajtur “Sofia.”

“Nuk ishte e lehtë fare për të punuar me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është edhe aq. Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla”- tha Grishaj, i ftuar në “Euronews.”

Sa i përket rolit të moderatores, Eduarti tha se Arbana do të ketë rolin e saj në emisionin “Dua të të bëj të Lumtur”, ndërsa shtoi se partnerja e tij është kritikja më e madhe.

“Arbana luan veten e saj në emisionin e vet. Çfarë nuk i thosha dhe çfarë nuk më thoshte. Njeriu më i afërt që kam është Arbana, e cila më ka kritikuar më shumë. Ato që më ka thënë i kam rregulluar”– tregoi Eduarti.

Partneri i moderatores foli gjithashtu për familjen dhe fëmijët e tyre duke shprehur se pavarësisht punës dhe angazhimeve, Jonit, Diellit dhe Zoit, nuk iu ka mungur asgjë nga prindërit e tyre.

“Fëmijëve nuk iu ka munguar asgjë nga prindërit, pavarësisht se ne kemi punuar të dy. Deri tani Zoi është më e lidhur me Arbanën, është shumë e vogël. Unë mbaj çunat, Arbana gocën. Unë kam përgjegjësi vetëm për emrin e Diellit, Zoit ia ka gjetur emrin Arbana. Zoi do të thotë jetë. Zoi është shumë e vogël dhe tani ka nevojë për Arbanën”- përfundoi Eduarti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN