MENU
klinika

Kush është i dënuari me 15 vite burg

Vlorë/ Arrestohet një person në kërkim ndërkombëtar

27.10.2022 - 10:04

Policia e Vlorës ka finalizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Interpol Tirana, operacionin e koduar “Poro” ku u arrestua një shtetas i dënuar me 15 vjet burgim, për disa vepra penale të kryera në Itali.

Ai ishte lokalizuar në fshatin Poro dhe policia mësyu duke e arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

“Si rezultat u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Adriatik Budani, 52 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.

Gjykata e Apelit, Brindizi, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Emigracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, beri me dije policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.