MENU
klinika

"I kanë shkaktuar stres dhe dhimbje"

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, vajza e tij kërkon të ndalohet publikimi i pamjeve!

02.10.2022 - 12:59

Vajza e Pjerin Xhuvanit ka kërkuar ndalimin e publikimit të pamjeve të vrasjes së babait të saj para zgjedhjeve të 25 Prillit të vitit të kaluar.

Në komunikatën e shpërndarë për mediat nga prokuroria e Elbasanit thuhet se hetimi është kërkuar nga avokatja e vajzës, Rezarta Tahiraj e cila ka kërkuar ndjekje penale për të verifikuar kush i ka bërë publike pamjet që duhet të ishin përdorur vetëm në fushën gjyqësore.

Ajo gjithashtu ka nënvizuar se vajza e viktimës kërkon pengimin e shpërndarjes së mëtejshme të këtyre pamjeve.

“Ato imazhe të vrasjes të shpërndara në mënyrë të paligjshme janë parë në mënyrë të pavullnetshme edhe nga e asistuara ime – bën të ditur Avokate Rezarta Tahiraj duke ju referuar vajzës së viktimës – dhe kjo situatë i ka shtuar stres dhe dhimbje në konstatimin që babai i saj është vrarë pavarësisht pranisë të shumë policëve”.

Tahiraj i ka kërkuar Prokurorisë të verifikojë nëse krahas videove janë shkelur me shpërndarjen, dokumente të tjera të fashikullit gjyqësor në përdorim në seancën paraprake.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja masa e sigurisë për 10 të akuzuarit e tjerë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, burg për Arbër Paplekajn

"Si gënjyen publikisht dy zv.drejtorët e policisë!"

Gazetarja zbulon detaje nga vrasja e Pjerin Xhuvanit