MENU
klinika

I treti më i paguar

Zbulohen shifrat e PSG-së që i ofron rinovimin Messit

01.10.2022 - 12:08

Nëse Neymar dhe Mbappé janë të detyruar kontraktualisht të kalojnë disa vite të tjera në Paris, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Messin, që do të skadojë verën e ardhshme. Argjentinasi kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare, duke ardhur nga Barcelona në verën e vitit 2021.

Por Messi i ri, më i integruari, më i sigurti, më vendimtari, aq sa ka shënuar 6 gola dhe dhënë 8 asiste në 11 ndeshje, është ky i sezonit aktual. PSG e ka vënë tashmë në pjatë rinovimin për të shmangur surprizat e këqija.

Oferta, siç parashikohet nga “Cadena Ser”, është e thjeshtë: një vit kontratë, plus një tjetër opsionale me të njëjtat shifra të marra deri më tani, ose 30 milionë neto në sezon. Më pak se Mbappé dhe Neymar, por në moshën 35-vjeçare, një pagë e respektueshme për 7 herë fituesin e “Topit të Artë”.

Sot argjentinasi dhe braziliani do të jenë titullarë, ndërsa Mbappé me gjasë do të startojë nga stoli në ndeshjen e javës së 9-të të Ligue 1 kundër Nice. Francezi ka dhimbje në ijë, dje është stërvitur me grupin, por do të ketë vend për Ekitiken në tridentin e sulmit. Mungojnë ende për shkak të dëmtimit Kimpembe dhe Verratti, të cilët gjithsesi do të ishin të skualifikuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN