MENU
klinika

Kërcënimi atomik... realitet

Zorzi greku “pa” fundin e botës? Profecia bërthamore në malin Athos

05.10.2022 - 13:43

        Profecia për fundin e botës, në një afresk të Zorzi grekut? Në shekullin e 16-të, paraqitja e një “kërpudhe atomike” në malin Athos…

A mund të ishte pikturuar profecia për fundin e botës, në muret e një manastiri orthodoks? Afresku tregon atë çfarë mund të na dukej një kërpudhë bërthamore, e përhirtë me hi dhe tym, që do të tregonte fundin e njerëzimit. Një çështje që lufta në Ukrainë e ka bërë më urgjente se kurrë. Agjencia “Agi” sjell në vëmendje temën e afreskut misterioz, të vendosur në malin Athos, në manastirin e Dionysiou në Greqi dhe e ka origjinën nga furça e Zorzi Grekut (i njohur edhe si Zorzi Kretasi), në vitin e largët 1547./Konica.al

Zorzi greku pikturoi një cikël afreskesh, që përshkruan Apokalipsin e Gjonit në manastirin orthodoks, të frymëzuar veçanërisht nga vargjet 9-11 të kapitullit 9, të cilat citojnë: “Engjëlli i pestë i ra borisë: pashë një yll që ra nga qielli në tokë. Atij iu dha çelësi i gropës së Ferrit; ai hapi gropën e Ferrit dhe nga gropa doli një tym si tymi i një furre të madhe dhe errësoi diellin dhe atmosferën. Nga tymi dolën një zulmë karkalecash dhe u përhapën mbi tokë, të cilëve iu dha fuqi e barabartë me atë të akrepave të tokës. Këta karkaleca kishin pamjen e kuajve të mbrehur për luftim. Gjokset i kishin si parzmore hekuri dhe zhurma që shkaktonin krahët ishte e ngjashme me rrapëllimën e qerreve të tërhequra nga shumë kuaj që hidhen në sulm. Mbreti i tyre ishte engjëlli i Ferrit, i cili në hebraisht quhet Abaddon, në greqisht Asgjësuesi”. Ja çfarë e frymëzoi Zorzi Kretasin të pikturonte fundin e botës. Afresk që përshkruan fundin e botës: lajmet më të fundit, nga lufta në Ukrainë./Konica.al

Në afreskun misterioz, dalë nga peneli i aftë i Zorzi kretianit, engjëlli i Ferrit përshkruhet pikërisht, me pamjen që sot mund ta lidhim me një kërpudhë atomike, një kolonë e përhime që avancon drejt qiellit dhe sa vjen e bëhet gjithnjë e më e madhe. Nga kjo figurë shqetësuese, krijesa monstruoze bien në tokë, gjysmë njerëzore dhe gjysmë të ngjashme me karkalecat, në një riinterpretim të pasazhit nga Apokalipsi i Gjonit dhe fundi i botës.

Qoftë një profeci, apo një riinterpretim i një afresku, sigurisht sugjestionues, në dritën e ngjarjeve të ditëve të fundit, është pa dyshim, një vepër që na bën të reflektojmë mbi realitetin tonë dhe për lidhjen me të kaluarën tonë. Në veçanti, ne mendojmë për përshkallëzimin e dhunës në luftën në Ukrainë dhe kërcënimin e vazhdueshëm të Rusisë, për të përdorur energjinë bërthamore për të ndryshuar rezultatin e konfliktit. Një kërcënim që të martën e djeshme, 4 tetor, u zbut nga zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, i cili, deklaroi se “përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia, është i mundur vetëm në përputhje me doktrinën e parandalimit”. Ndërsa vetë Kremlini, konfirmon përparimin e trupave ukrainase në mbrojtje./Konica.al