A keni mjaftueshëm informacion për foshnjat? Mendojeni mirë përgjigjen, sepse këto fakte me siguri që do t’ju surprizojnë.
Jashtëqitja e tyre e parë nuk mban aromë të keqe
Jashtëqitja e parë e një bebi është e përbërë nga mukus, lëng nga barku i nënës dhe gjithçka tjetër që është tretur teksa ata ishin brenda barkut të mamit. Por nuk kanë ende baktere në zorrë, që shkaktojnë aromën.
Disa foshnja ndalojnë frymëmarrjen
Ka të ngjarë që kur janë duke fjetur, mund të mos marrin frymë për 5 deri në 10 sekonda. Frymëmarrja e çrregullt është normale. Por nëse foshnja ndalon frymëmarrjen për një kohë më të gjatë ose bëhet blu, atëherë bëhet fjalë për një problem.
Bajamet e tyre kanë sensorë për shijen
Edhe pse një foshnjë ka afërsisht të njëjtin numër sensorësh të shijes si fëmijët dhe të rriturit, ato mbulojnë më shumë zona, duke përfshirë bajamet dhe pjesën e pasme të fytit. Një i porsalindur mund të ndjejë shijen e ëmbël, të hidhur dhe të thartë, por jo të kripur (deri rreth 5 muaj). Kur fillojnë të konsumojnë më shumë ushqim, ata kanë të ngjarë të pëlqejnë të njëjtat gjëra që nëna hante gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.
Ata qajnë pa lot, në fillim
Lotët e bebeve nuk shfaqen pa qenë 1 muajsh.
Të sapolindurit kanë gjoks
Të dy, djemtë dhe vajzat, mund të duken sikur kanë gjoks të vogël. Madje mund të kenë edhe rrjedhje qumështi. Gjoksi formohet sepse foshnjat thithin estrogjenin nga nëna dhe zhduket brenda disa javësh.
Flenë të drejtuar djathtas
Vetëm 15% e të sapolindurve preferojnë të kthejnë kokën majtas kur shtrihen në shpinë. Mendohet se ka lidhje me një gjen.
Djemtë mund të kenë ereksione
Ndodh shpesh pak para se të urinojnë. Nuk dihet saktësisht pse, por nuk është asgjë për t’u shqetësuar ose turpëruar. Madje mund të duket edhe në eko para se të lindin.
Mund të trembin veten
Foshnjat mund të tremben nga lëvizjet e tyre, si për shembull kur lëvizin krahët.