Doris Lesing, emir i vërtetë Doris Mej Tajler, lindi më 22 tetor 1919 në Kermanshah, Persi (Irani i sotëm). Ajo ishte shkrimtare britanike e prozës, dhe fituese e Çmimit Nobel për letërsi, në vitin 2007.
Akademia suedeze në arsyetimin për ndarjen e çmimit e përshkruan shkrimtaren: shtytje dhe vulosje e përvojës femërore, e cila me skepticizëm, pleqëri dhe me forcën vizionare e pasqyron civilizimin i cili është e ndarë.
Me 87 vite të jetës, Doris Lesing është fituesja më e vjetër e çmimit më prestigjioz, e cila vlen 10 milion kruna suedeze (afro 1,8 mil. euro). Çmimin e pranoi me 10 dhjetor në një ceremoni në Stokholm.
Biografia
E lindur si Doris Mej Tejlor më 1919 në Iran, ku babi i saj punonte si zyrtar bankar. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në Rodezinë Jugore, në territorin e sotëm të Zimbabvesë. Familja u shpërngul atje për tu bërë pronare e plantazheve të misrit, për çka u tregua si një potez jo i suksesshëm i biznesit. Vijoi në shkollën katolike në Solzberi. Më vonë punoi si motër medicinale dhe si punëtore në centralin telefonik. Shkon në Angli më 1949 dhe atje e shkrou romanin e parë „Bari këndon“ (The Grass Is Singing). Romani më i njohur i saj është, ai i vitit 1962 „Notesi i Artë“ (The Golden Notebook).
Doris vdiq më 17 nëntor 2013 Londër.