MENU
klinika

Meta: Është muaji i …

A do të marrë pjesë Partia e Lirisë në protestën e 6 dhjetorit?

29.11.2022 - 13:09

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e 6 dhjetorit. Pas homazheve te Varrezat e Dëshmorëve, Meta deklaroi se dhjetori është për gjithë shqiptarët e ndershëm patriotë dhe liridashës muaji i demokracisë dhe i Europës.

“Nëntori për ne shqiptarët është muaji i pavarësisë, i çlirimit dhe lirisë. Dhe ju e dini që dhjetori po kështu për gjithë shqiptarët e ndershëm patriotë dhe liridashës është muaji i demokracisë dhe i Europës, kështu që pa asnjë diskutim që më 6 dhjetor ne do të jemi të gjithë për të brohoritur se do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, një vend të lirë, ku t’i jepet fund kapjes së shtetit dhe instalimit të mafies në pushtet”, deklaroi Meta.